1 në 3 prindër i japin fëmijëve ilaçe për temperaturë pa këshillim mjeku
Shumë prindër përdorin shpejt ilaçet për uljen e temperaturës kur fëmijët e tyre fillojnë të shfaqin shenjat e para, por mjeket pediatër po paralajmërojnë se mund të mos jetë e nevojshme.
Sipas një sondazhi të ri kombëtar të Spitalit të Fëmijëve CS Mott, 1 në 3 prindër u jepnin fëmijëve të tyre ilaçe për një temperaturë të ulët, nën 38 gradë Celsius; e 1 në 2 prindër përdornin ilaçe kur fëmijëve u varionte temperatura nga 38-38,8 gradë C.
Këto medikamente mund ta mbajnë fëmijën tuaj rehat, por përdorimi i panevojshëm mund të shkaktojë ethe duke maskuar dhimbjen dhe simptoma të tjera.
“Kur prindërit vërejnë se temperatura e fëmijës së tyre mund të jetë pak e ngritur, mendoj se ndonjëherë ata shqetësohen për ethet. Ndoshta nuk është plotësisht e qartë për prindërit se ethet në vetvete nuk janë shqetësimi, është ajo që mund të shkaktojë ethet. Pra, nuk duhet të përpiqemi të heqim qafe temperaturën, sepse ethet janë vetëm një shenjë se diçka tjetër po ndodh,”- tha Dr. Susan Woolford, pediatre Mott.
Sondazhi Mott u krye me 1,376 prindër të fëmijëve të vegjël nën moshën 12 vjeç, dhe përgjigjet u mblodhën midis gushtit dhe shtatorit. 34 % e prindërve e rimasin temperaturën e fëmijës së tyre përpara se të japin një dozë të dytë, por 26% e prindërve u japin edhe një dozë tjetër, edhe nëse fëmija e tyre nuk ka ethe.
“Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre “do të sëmuren shumë nëse (ata) nuk u japin atyre diçka. Kjo nuk është kështu, sepse siç e dimë, ethet janë përgjigja natyrale e trupit ndaj një infeksioni,”- tha Dr. Chandani DeZure, një pediatër.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë?
Pasi të jetë kontrolluar me saktësi temperatura dhe të konfirmohet se fëmija ka temperaturë mbi 38 gradë celcius, është e arsyeshme të jepet doza e duhur e ilaçit për uljen e temperaturës sipas peshës dhe moshës së fëmijës. Sondazhi zbuloi se 2/3 e prindërve fillimisht provojnë metoda alternative për të ulur ethet, të tilla si përdorimi i një leckë të ftohtë. Megjithatë, nëse një foshnjë nën 3 muajsh ka temperaturë, prindërit duhet të kontaktojnë pediatrin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama takim me drejtuesin e kompanisë teknologjisë së lartë në Japoni
- I kërkuar nga SPAK për pastrim parash, arrestohet në Gjermani 30-vjeçari (EMRI)
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur