Shpërthen në flakë makina me njerëz në “Qafë Murrizë”, informacionet e para
22 Shkurt 2023 |
10:23
Një automjet tip Benz ka shpërthyer në flakë në vendin e quajtur “Qafë Murrizë”, në Klos.
Në momentin që makina është përfshirë nga flakët në të ndodheshin disa persona, të cilët fatmirësisht kanë mundur të dalin nga mjeti pa marrë asnjë dëmtim.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Qafë Murrizë”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi N.S. Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht”, njofton policia.
Lajme të Sugjeruara
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi