Lapaj: Ka fakte që shqiptarët dhunohen vazhdimisht në pikat kufitare fqinje

23 Shkurt 2023 | 08:17

Një ngjarje e rëndë u raportua gjerësisht në media ne pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi, në doganën e Muriqanit.

Një polic malazez ka dhunuar ish-këshilltarin e Presidentit të Republikës, njëherazi ekspert i njohur i ekonomisë, Petraq Milo.

Ndërkohë aktivisti Adriatik Lapaj në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania është shprehur se rasti i Milos nuk është i pari pasi shqiptarët përballen shpesh me situata të tilla në kufijtë e rajonit.

“Shtetasit e Republikës tonë nuk duhet t’i neglizhojnë këto sjellje. Kam informacion që shpesh shtetasit me pasaportë shqiptare janë subjekte të sjelljeve jo korrekte në kufijtë e vendeve fqinje. Ajo që unë kuptoj është se ne kemi një ndrojtje për shkak dhe të komplekseve që vijnë nga mënyra se si ka shkuar ecuria e vendit tonë në raport me dekomentacionin, lëvizjen ndërkombëtare.”- tha Lapaj.

Më tej ai theksoi se njerëzit duhet të ndjekin të drejtën e tyre dhe mos të lejojnë askënd që të cenojë dinjitetin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024