Braçe- Vokshit: Flisni për lobimet ruse, a e keni marrë në pyetje Bashën?
Deputeti socialist, Erion Braçe është shprehur se situata e vazhdueshme në Kuvend që ka qenë e rrëmujshme është kaotike.
Ai është ndalur te lobimi rus, ku i ëhstë drejtuar deputetes Albana Vokshi nëse për këtë çështje kanë pyetur ish-kryedemokratin Lulzim Basha.
Me ironi i ka thënë Vokshit që të mos mbajë qëndrime si të erës së naftës por sipas erës së parfumit.
“Dua të flas pak për gardën meqë e përmendet s’jam dakord që shtyn garda. Por ama në momente urdhri edhe pushkaton Garda, nuk shtyn dhe ju e mbani mend mirë këtë. Parlamenti ka kohë që po mbahet i bllokuar për një çështje që ka në thelb 3 deklarime parash. Në mars, nëntor dhe pak minuta më pas po prapë në nëntor. Janë deklarimet jo të mijat, por të departamentit të Shtetit. Duhet folur një më një, pa diskutim, po niseni nga origjina. Të kujt janë këto paratë që deklarohen këtu.
Në gjykimin e këtij demokrati, këto para që në rrjetin e kompanive ishte ruse. Lobimi rus, si u mbyll nga prokuroria çështja e lobimit? Kam një pyetje Albana, e keni marrë në pyetje Bashën? Po kjo tjetra? Po ato formularët që duhej të plotësonit që tha Berisha i keni plotësuar? Nuk ju shkon të mbani këto qëndrime, mbajeni sipas erës së parfumit jo sipas erës së naftës.”- tha Vokshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta