Gazetarja ‘zë ngushtë’ Berishën: Pyetet për Metën në SPAK, shmang komentin
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në përfundim të protestës së opozitës në lidhje me marrjen në pyetje nga SPAK të Ilir Metës, për çështjen CEZ-DIA.
Berisha zgjodhi ta anashkalonte pyetjen, duke u referuar tek çështja McGonigal dhe duke e cilësuar prokurorinë e Posaçme si seksionin juridik të Partisë Socialiste.
“SKAP i Partisë është seksioni juridik i Partisë Socialiste. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot. Për një moment shikoni, është kryer një veprimtari mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij Dorian Duçka, miku i tij Agron Neza, të cilët i kanë dhënë rryshfet ish-zyrtarit të FBI-së, për të gditur opozitën.
Pra kjo mjafton po të ishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i hapur çështje e për t’i vendosur hekurat në duar”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026