Zbulohet qendra e prostitucionit në Tiranë, kamuflohej si sallon masazhesh

Zbulohet qendra e prostitcionit në Tiranë
23 Shkurt 2023 | 13:17

Policia e Tiranës ka zbuluar një qendër masazhesh në Tiranë e cila përdorej për shfrytëzimin e prostitucionit.

Në pranga përfunduan tre vajza të reja, ndërkohë që u shpall në kërkim një 23-vjeçar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.

Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026