EMRI/ Arrestohet në Abu Dabi i shumëkërkuari shqiptar

23 Shkurt 2023 | 16:17

Është arrestuar në Dubai, Dritan Shkëmbi, një nga personat e shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, SPAK-u dhe Interpol Abu Dhabi, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon të Francës.

GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.

Ai rezulton i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Të dyshuarit kryesor për këtë ngjarje janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dhe shtetasit Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe  Bashkim Haxhija. Ndërsa në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

“Mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit, homologët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Abu Dhabi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit: A.(D.) Sh., 39 vjeç.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi A. N., me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili qarkullonte me automjet, së bashku me 2 shtetas të tjerë. Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi A. M. (shoferi i prokurorit) dhe ka mbetur i plagosur prokurori, shtetasi A. N”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet po vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026