Ujërat e zeza “pushtojnë” lagjen, ujësjellës-kanalizmet në Durrës pa zgjidhje

23 Shkurt 2023 | 16:42

Lagjja nr.5 në Durrës ndodhet vetëm disa metra larg qendrës, por në një pjesë të saj nga pusetat e kanalizimeve dalin ujërat e zeza.

Kundërmimi i erës së keqe është prezent në çdo orë duke u kthyer kështu në një problem shqetësues për banorët dhe bizneset aty pranë.

 “Domethënë këtu po nuk dite të bësh sparkatën nuk kalon dot. Ai që nuk kalon dot do shkeli aty dhe do ma sjellë në dyqan të gjithë aromën. Unë gjithmonë para se të ha drekë duhet të mbyll derën e dyqanit, ta parfumos e pastaj të ha bukë, se të vijnë zorrët në fyt. Po na largojnë klientelën,” – u shpreh një vajzë.

Pronarët e bizneseve ngrenë edhe shqetësimet e klientëve të tyre.

 “Kam një klinikë dentare. Pacientët shqetësohen shumë, kuptohet që për shkak të higjenës. Aroma që vjen këtu është shumë shqetësuese,” – u shpreh një dentiste.

Ankesat kanë qenë të shumta, por ndihma e dhënë nuk ka qenë asnjëherë një zgjidhje afatgjatë.

 “S’durohet era. Nuk rri dot. Të gjitha taksat ua kemi paguar. Shkojmë ankohemi, vijnë këtu sa e shohin kot. Do vijmë do ta rregullojmë, erdhën nuk bënë asgjë. Në raste të tjera na kanë thënë na është prishur makina e zhbllokimit,” – u shpreh një qytetare.

Prandaj ata kërkojnë një zgjidhje të përhershme.

 “I bëj thirrje të vënë dorë sa më shpejt, se po përhapet sëmundje te fëmijë që kalojnë për në shkollë, te banorët,” – tha banorja.

Pyetur nga Euronews Albania, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizime Durrës e pranon problemin, por “ngre duart” për zgjidhjen.

“Problematika e zonës në fjalë është e tillë, që ndodhin vazhdimisht bllokime. Punonjësit e sektorit të kanalizimeve kanë ndërhyrë menjëherë sapo është bërë njoftimi nga banorët. Situata mund të ketë përmirësim nëse do të bëhet një rrjet i ri kolektorësh, gjë që për momentin ujësjellës kanalizime Durrës nuk ka mundësi ta bëjë,” – deklaroi shoqëria.

E ndërsa vera është përpara, me rritjen e temperaturave dhe moszgjidhjen e kësaj problematike, shqetësimi i përhapjes së sëmundjeve bëhet gjithnjë e më i madh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026