Hamilton fiton edhe në Imola, Mercedes në histori, shtatë herë radhazi kampion për konstruktorë
Lewis Hamilton bëri të dielën një tjetër hap drejt titullit të shtatë kampion bote në Formulën 1 duke fituar garën e Çmimit të Madh të Emilia Romagnas në Imola.
Drejtuesi i njëvendëshes së Mercedes la pas shokun e skuadrës Valtteri Bottas dhe pilotin e Renault Daniel Ricciardo.
Mbyllja me dy makina në pod bëri që skuadra gjermane të fitojë për të shtatin vit radhazi kampionatin për konstruktorë, çka është rekord për historinë e Formulës 1.
A phenomenal achievement from @MercedesAMGF1 as they rewrite the F1 record books
The first team in history to win seven straight constructor titles! ? ?#ImolaGP ?? #F1 pic.twitter.com/iYIKKrkuU7
— Formula 1 (@F1) November 1, 2020
Një dhjetëvjeçar i jashtëzakonshëm për Mercedesin, që në vitin 2010 e niste me në dyshe Michael Schumacher dhe Nico Rosberg e më pas 7 vitet e fundit me pilot kryesor britanikun Hamilton.
Tridhjetepesëvjeçari në kampionatin për pilotë është 85 pikë larg shokut të skuadrës Bottas në vendin e dytë.
Ai pritet ta fitojë matematikisht kampionatin garën e ardhshme nëse Bottas nuk pozicionohet me dy vende më mirë se ai.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik