Berisha: Jemi në një revolucion, Rama është i interesuar për dhunë

Sali Berisha
23 Shkurt 2023 | 20:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se aksioni opozitar është shndërruar tashmë në një revolucion.

Gjatë fjalës së tij në selinë blu në një mbledhje me drejtuesit e departamenteve të PD-së, Berisha u shpreh se i vetmi i interesuar për dhunë, është kryeministri Edi Rama.

“Ne jemi në një revolucion dhe unë prap do të ndalem këtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term.  Unë kam mirëkuptim për ata që më pyesin, por pse e përdor unë? Sepse ne kemi një regjim monist, monist, që ka vendosur sistemin defakto të eliminimit të votës. Ju që të gjithë e njihni procesin elektoral.

Por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti drejton një forcë politike e matesh me mua, unë me një logjistrikë 100-herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive se zgjedhjet kanë një kusht themelor; lojtar në kushte të barabarta. Pse paqësore se ne jemi forcë demokratike, nuk jemi forcë dhune. Nuk lëkundemi ne nga ky pozicion, askush nuk mund të na intimidojë. Ua them unë këtu, kjo është çështje bindje e thellë. Edi Rama është i interesuar për dhunë. Në fakt jo vetëm ai, por edhe të tjerë, por ne jemi forcë politike e cila beson në fuqinë e lëvizjes paqësore, beson në fuqinë e mosbindjes civile”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026