“Nuk ka ndodhur kurrë”, qytetarët flasin për fenomenin e pazakontë në Vlorë
Sipërfaqja ujore e detit në Vlorë është tkurrur, deti është tërhequr rreth 100 metra kjo si pasojë e fenomenit të zbaticës.
“Në këtë kohë s’ka bërë vaki ndonjëherë kaq tërheqje deti, po të shkosh në plazhin e vjetër atje ka ikur rreth 60 metra deti. Në kohën e dimrit deti ka marrë shumë nga toka,” – u shpreh një qytetare.
“Si ky fenomen nuk ka ndodhur ndonjëherë në Vlorë. Unë jam vlonjat i vjetër,” – tregoi një tjetër.
Për ambientalistët fenomeni mbetet natyror, por rritja e përmasave nga viti në vit është shqetësues për ekosistemin.
“Dëmtohet kjo pjesa e ekosistemit detar që ngelet e zbuluar, që s’ka qenë asnjëherë e zbuluar, ajo dëmtohet plotësisht dhe do kohë të rikthehet jeta aty të vitalizohet. Më tepër është një indikator që ne të kuptojmë ç’ po ndodh, për të tërhequr vëmendjen njerëzve, vendimmarrësve, qytetarëve që ta ruajnë e kursejnë natyrën,” – u shpreh ambientalisti Simo Ribaj.
Gjeologët e shpjegojnë këtë fakt me afrimin e ekuinoksit pranveror në 21 mars. Një tjetër faktor është presioni i lartë atmosferik. I njëjti fenomen është shfaqur edhe vitin e kaluar edhe në Shëngjin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur