Tirana në mbështetje të Ukrainës, Shukrov: Jemi mbuluar me gjak, por s’dorëzohemi
1 vjetori i nisjes së luftës në Ukrainë e gjeti Tiranën në solidaritet të plotë me popullin ukrainas.
Në marshimin solidarizues nga rruga Ukraina e Lirë, deri në sheshin “Skënderbej” morën pjesë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të mazhorancës.
Gjatë fjalës së tyre në podium, ambasadorët Kim dhe Shukrov vlerësuan mbështetjen e Tiranës zyrtare dhe vunë edhe njëherë theksin tek mesazhi i presidentit Biden se Rusia nuk do t’ia dalë.
“Presidenti Biden i kujtoi botës se Putin e kishte tërësisht gabim, ai mendonte se Ukraina ishte e dobët, ai gjeti popullin më të fortë të mundshëm, ai mendonte se Perëndimi ishte përçarë, të gjithë ne besojmë në liri dhe liritë, ai mendoi se mund të qëndronte më gjatë se ne, e kishte gabim. Populli i Ukrainës ka mundur t’ia dalë mbanë pavarësisht sfidave,” – u shpreh Kim.
“Procesi do të vazhdojë derisa territori ukrainas dhe integriteti i tij të rivendoset brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ukraina tashmë është mbuluar në gjak, por vazhdon të luftojë për nderin dhe lirinë pa kushte të një fitoreje në të cilën e beson,” – tha Shukrov.
Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu solidaritetin dhe mobilizimin e Tiranës në ndihmë të popullit ukrainas.
Në solidaritet të plotë me Ukrainën ishin sot përmes mesazheve të tyre edhe presidenti i vendit Bajram Begaj dhe kryeparlametarja Lindita Nikolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës