Boçi: Ahmetaj, viktima e Ramës për të larguar fokusin nga McGonigal

24 Shkurt 2023 | 17:19

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Arben Ahmetaj është “viktima” që i duhet Ramës për të hequr vëmendjen nga afera McGonigal.

Sipas tij, kryeministri do të përgjigjet për gjithçka edhe përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por fillimisht ata do të gjejnë fajin e korrupsionit te McGonigal dhe më pas do të kalojnë te Rama.

Boçi u shpreh se qeveria aktuale po paguan më shumë për të përgjuar shtetasit, sesa për të mbrojtur të dhënat e tyre dhe në këto kushte, përgjigjja për këtë gjë do të jepet më 14 maj.

“Rama do të përgjigjet për presionin që ai po bën për të kaluar ligjin për amnistinë fiskale. Ky hap do të legalizojë vlera të rëndësishme parash të pista, që miqtë e Ramës kanë sjellë ndërkohë në Shqipëri. Në mbështetje të këtyre flukseve financiare, bashkia e Tiranës vazhdon të mbjellë kulla pa kuptim rreth e rrotull një qendre, tashmë të zaptuar me rrokaqiej betoni,” – u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026