Rama vizitë në Muzeun e Paqes: Tani e tutje do jem tifoz i ekipit të Hiroshimës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Rama vizitoi ditën e sotme Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë.

Kryeministri në mbyllje të vizitës në muze nënshkroi librin e të ftuarve të nderit. Ai u ndal gjithashtu të fliste për të pranishmit, duke e cilësuar këtë vizitë si një përvojë të veçantë humanizmi për gjithë njerëzimin.

“Është padyshim një përvojë e mahnitshme vizita në vendin tuaj dhe të njohësh nga afër njerëzit tuaj të mrekullueshëm.

- Advertisement -

Në Japoni, kjo është pika kulmore e vizitës tonë. Është tejet e rëndësishme sepse është një përvojë e veçantë humanizmi dhe për krejt njerëzimin. Unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë të gjithëve si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. As nuk mund të imagjinohet të luhet me armët bërthamore, ashtu siç luhet me lodrat e fëmijëve. Nuk duhet njeri të guxojë as të çojë në mend të kërcënojë qytetërimin tonë me bomba bërthamore.

Unë jam i nderuar që vizitoj këtë vend që ka vuajtur dhe ka një histori unike. Për mua personalisht, do të jetë diçka që do ta kujtoj dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez.

Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm, të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë, unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin e ta vizitonin këtë vend sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe me siguri vlen më shumë se një mijë faqe lexime historie.

Kishte shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të bëhej brenda një jave, por ja ku jemi, pas një viti rezistence heroike të popullit të Ukrainës. Falë dhe mbështetjes së botës demokratike, jo vetëm që Ukraina nuk u pushtua, por është bërë e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Ju jam mirënjohës që keni ardhur këtu të më bëni pyetje. Dua të shtoj vetëm një gjë. Po shikoj se po ndërtohet një stadium dhe që tani e tutje do të jem tifoz i çdo ekipi të Hiroshimës, në çdo lloj sporti. Ju uroj gjithë të mirat dhe të jeni kampion në çdo disiplinë sportive”, – u shpreh Kryeministri Rama.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kreshnik Spahiu: Egoisti Albin për Kosovën, aleancë me Rusinë do bëjë?

Jursiti Kreshnik Spahiu tha se Albin Kurti është futur në konflikt me partnerët të cilët garantojnë sovranitetin e Kosovës. I ftuar në “Now me Erla...

Përplasja me Serbinë, Kulla: Kosova të sigurojë ushtrinë, serbët në kufij

Analisti Ilir Kulla, teksa analizoi situatën  në Veri tha se Kosova duhet të sigurojë ushtrinë pasi trupat e ushtrisë serbe ndodhen në kufij. I ftuar...

“S’të marr leje ty”, Molliqaj-Kullës: Mos bëj propagandë për Albinin, i rrezikshëm

Dardan Molliqaj, deputet i parlamentit në Kosovë ishte i ftuar këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin për të folur rreth situatës së...

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Si luan Albin Kurti me “trushpëlarët” në Kosovë

Juristi Kreshnik Spahiu është treguar kritik ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke thënë se ky i fundit po luan me disa porta. I ftuar...

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E gabuar dhe lënduese, s’i dorëzohemi Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,tha në një intervistë për të përditshmen britanike "The Guardian" se ngjarjet në veri të Kosovës kanë qaenë të rënda...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×