1 vit luftë në Ukrainë, Rama: Rezistencë heroike, Rusia nuk mund të fitojë

Edi Rama
24 Shkurt 2023 | 08:21

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në 1-vjetorin e luftës në Ukrainë.

Nga Hiroshima e Japonisë, Rama u shpreh se shumë menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por në fakt nuk ndodhi kështu.

Rama e cilësoi heroike rezistencën e popullit të Ukrainës, nën lidershipin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se tanimë po bëhet edhe më e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën.

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi këtu sot, 1 vit rezistencë heroike e popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar dhe të hekurt të presidentit Zelensky me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë për të gjithë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.

Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, ishte mesazhi i kreut të qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026