“S’u del as familja”- Spahiu: Turma e Berishës do shkonte deri në Kinostudio nëse…
Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në studion e Euronews Albania lëvizjet politike të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Duke bëri disa kalkulime të thjeshta, Spahiu tha se “revolucioni i premtuar” nga ish-kryeministri Berisha ka dështua pa nisur, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në protesta.
Spahiu tha se Berisha ka përfunduar me 500 protestues përpara parlamentit, të cilët janë dhe më pak se numri i familjarëve të deputetëve.
“Unë kam bindje që për sa kohë të jetë Berisha kryetar i opozitës, Edi Rama do të qëndrojë në pushtet. Rrëzimi i Edi Ramës mund të vijë vetëm kur të largohet Berisha. Jo se nuk do të vijë Berisha në pushtet, Berisha mund të dojë të bëjë edhe revolucionin, por nuk e realizon dot.
Kur Berisha e shkikon që nuk i dalin 1 milion njerëz, sepse deklaroi që do të dalin 1 milion, do dalin 100 mijë. Në momentin kur katandiset me 500 veta para parlamentit, më pak se numri i familjarëve të deputetëve, më pak se numri i familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, më pak se numri i familjarëve të Kuvendit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar i PD-së ka 7200 delegatë dhe sikur të dilnin vetëm 4 anëtarë të një familjeve, jo kushurinjtë, 7×4 llogariteni vetë, do arrinte numri i protestuesve nga parlamenti në Kinostudio nëse do të ishin 30 mijë. Problemi është se këtyre nuk u dalin as familjarët e deputetëve dhe ky është tregues se revolucioni ka dështuar pa filluar”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut