“S’kisha konflikte”- Çfarë deklaroi në polici shoferi i kazinosë ku punonte kenianja

25 Shkurt 2023 | 14:48

Ndërkohë që mbetet mister dhe hetimet kanë ngelur në vend numëro për vdekjen e 22 vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko, prokuroria urdhëron pyetjen e shoferit të kazinosë dhe pjestarëve të stafit ku punonte e reja në Tiranë. Hetimet po kryen për vetvrasje, por edhe vrasje.

Disa ditë pas vdekjes në një spital në vendlidnje të 22 vjeçares keniane, Joy Ayoko policia Tiranës ka shoqëruar shoferin e kazinos ku e reja punonte.

Rodi Braçi është rithirur me urdhër të prokurorisë për të dhënë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen e rëndë në gusht të vitit të kaluar ku 22 vjeçarja u gjet në gjendje të rëndë shëndetëore e rrëzuar nga kati i 3-të i banesës, çka e detyroi atë të futej në koma për 6 muaj deri sa gjeti vdekjen.

32 vjeçari, dyshohet të jetë kontakti i fundit që Joy ka patur mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, pasi e ka lënë atë në hostelin ku jetonin edhe punonjëset e tjera të huaja që punonin në kazinos.

Shoferi ka mohuar sërish të ketë patur konflikte mes tij dhe 22 vjeçares që ndroi jetë pak ditë më parë duke mbajtur të njëtjin qëndrim përpara grupit hetimor.

“Nuk kam patur konflikte me Joy-n”- raportohet të ketë thënë ai.

Deri në këtë fazë të hetimit prokuroria e Tiranës nuk ka arritur ende të krijojë një panoramë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur.

Grupi hetimit ka hasur vështirësi në hapjen e telefonit që përdorte, 22 vjeçarja Joy Ayoko, për të parë kontaktet dhe komunikimet e fundit të shtetases keniane përpara ngjarjes së rëndë.

Pak ditë më parë në Tiranë u mbajt edhe një protestë duke i kërkuar prokurorisë të zbardhë të vërtetën e ngjarjes ku humbi jetën e reja keniane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026