Me qese në duar dhe e qetë, publikohet foto e kenianes ditën që u rrah barbarisht
Këtë të shtunë policia e Tiranës shoqëroi në komisariat shoferin e kazinosë ku punonte 22-vjeçarja Joy Aoko, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë me 13 gusht 2022.
Rodri Baçi ishte ndër personat e fundit që dyshohet të ketë patur kontakt me 22-vjeçaren dhe ndaj ai pritet të merret në pyetje.
Euronews Albania ka siguruar foton e ditës së ngjarjes kur Joy u rrah barbarisht dhe u gjetë e dëmtuar rëndë në katin e parë të pallatit ku banonte.
Nga pamjet ajo shihet e shoqëruar nga një vajzë tjetër, teksa në duar mbajnë disa çanta të ndryshme.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pritet të rimerren në pyetje dhe personat e tjerë që kanë patur kontaktet e fundit me 22-vjeçaren, përfshirë dhe shoqen e saj të dhomës.
Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por ajo ndërroi jetë në Kenia 6 muaj pas rahjes brutale në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë