EMRI/ Shoqërohet shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja keniane
Është shoqëruar në komisariatin nr.1 të policisë në Tiranë shtetasi Rodri Baçi, shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë me 13 gusht 2022.
Baçi ishte personi i fundit i cili takoi 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta.
Gjatë shoqërimit shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur konflikte me vajzën keniane Joy Aoko.
Me vendim gjykate, policia ka ushtruar edhe kontroll në banesën e 32 vjeçarit në Tiranë.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia pritet që 32 vjeçari të merret në pyetje dhe të japë një dëshmi të plotë para grupit hetimor si një ndër personat që ka pasur kontaktet e fundit me viktimën.
Po ashtu burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pritet të rimerren në pyetje edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen.
Ndër personat që do të ripyeten janë shoqja e dhomës së të ndjerës dhe persona të tjerë që kanë patur kontakte me të.
32-vjeçarja u gjet e rrahur barbarisht poshtë pallatit ku banonte në Tiranë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë