Pas mjekëve, edhe farmacistët braktisin vendin. Toma: Nuk plotësojmë dot turnet

25 Shkurt 2023 | 16:01

Shëndetësia Shqiptare po njeh së fundi një tjetër braktisje. Pas mjekëve e infermierëve edhe farmacistët kanë nisur të largohen nga vendi.

Sipas të dhënave zyrtare të Urdhërit të Farmacistit, vetëm në 2022 janë larguar 75  profesionistë të fushës. Për Diana Tomën, kryetaren e këtij urdhëri, ky fenomen shumë shpejt do të na çojë në mungesë profesionistësh në këtë shërbim

“Për hir të së vërtetës quhet masiv referuar numrit të farmacistëve që e ushtrojnë profesionin dhe atyre që po largohën. Nëse për disa vite po të vazhdojnë me këto ritme largimi do jemi para mungesës së personelit që do të na ofrojmë shërbim farmaceutik. Nëse me parë ishim në raportin iknin 1, 2 dhe 8 mbeteshin, vajtem në raportin që 5 mbeten dhe 5 iknin. Aktualisht jemi në raportin më shumë se 5 ikin më pak se 5 mbeten”, tha Toma.

Kriza për gjetjen e profesionistëve të barnave ka nisur, deklaron Toma.

“Nuk gjen farmacistë për t’i plotësuar, dhe kur garantojnë me profesionistë njërin turn, kanë probleme të mbulojnë turnin tjetër”, tha ajo.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 3 mijë farmacistë. Kjo shifër ka mbetur e pa ndryshuar për të pakën 3 vitet e fundit, si pasojë e largimeve.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026