Aksident i dyfishtë në Pogradec, detajet e para
Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të lënduar lehtë. Sipas policisë, dyshimet e para janë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagshtirës.
Në zonë nuk janë parë shenja frenimi ç’ka ngrinte dyshimet e forta për policinë se mjeti tip “Audi”, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur mjetin tip “Ford”.
Si pasojë e aksidentit, personat që udjëtonin me mjetin “Ford” u dërguan në spital për kontroll, por nuk kishin asnjë rrezik për jetën.
Në kohë me shi, ky aks rrugor ka numër të lartë aksidentesh pasi drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi të lartë duke shkelur rregullat. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi aksidentin.
LEXONI GJITHASHTU
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës