EMRI | Alibeaj zbulon kandidatin për Bashkinë e Sarandës
Grupimi i Enkelejd Alibeaj ka prezantuar këtë të shtunë kandidatin që do të garojë për Partinë Demokratike në Bashkinë e Sarandës.
Sipas PD-së së Alibeaj, Skënder Muço do të përfaqësojë demokratët në përballjen elektorale të 14 majit në këtë qytet.
“Skënder Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not dhe një nga figurat më të nderuar të Sarandës do të garojë për bashkinë e skajit jugor të vendit. Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar, gjë që e bën atë një kandidat potencial për bashkinë.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm. Skënder Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribues që në themelim në Partinë Demokratike, si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi