Gazetari tregon skenarët për vulën e PD: Mund të mos kemi zgjidhje më 3 mars
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se më datë 3 mars mund të mos kemi një zgjidhje në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Hoxha u shpreh se edhe në seancën e radhës, gjykata mund të mos marrë një vendim.
Sipas tij, duhen shqyrtuar disa variante, nëse gjykata do të marrë një vendim.
“Në datën 3 është data e shqyrtimit. Nëse do të ketë vendim apo jo, kjo mund të mbetet për t’u parë pasi mund të kemi edhe thjesht një shtyrje të vendimmarrjes. Për arsye të ndryshme, gjykata mund ta shtyjë vendimmarrjen, arsyet mund të jenë banale, por mund të jenë edhe arsye të qenësishme që mund të mos merret vendimi. Por nëse merret vendimi, gjithmonë do të shqyrtojmë disa variante.
Varianti i parë është që të pranohet kërkesa e zotit Alibeaj dhe në një farë mënyrë të zhbëhet vendimi i gjykatësit Agron Zhukri në Shkallën e Parë, që ka njohur statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i thirrur nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij, çka do i jipte vulën dhe logon zyrtare të PD-së zotit Alibeaj. Varianti tjetër do ishte hedhja poshtë e kërkesës së zotit Alibeaj dhe lënia në fuqi e vendimit Zhukri, ku do i kalonte vula zotit Berisha. Nuk duhet të jemi me aq shumë shpresë dhe pritshmëri që në datën 3 kjo histori do të marrë fund”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart