Dhuna mes adoleshenteve, punonjësja sociale: Fenomen që ka ekzistuar e do ekzistojë

Emanuela Ismaili
25 Shkurt 2023 | 20:24

Punonjësja sociale, Emanuela Ismaili ka folur në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku disa adoleshente dhunojnë një bashkëmoshataren e tyre.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Ismalili u shpreh se ky fenomen ka ekzistuar dhe do ekzistojë, në kuptimin e bullizimit dhe dhunës në shkollë.

Sipas saj, prindërit nuk i mësojnë fëmijëve empatinë, sesi të reagojnë në situata të tilla.

“Ky fenomen ka ekzistuar dhe do ekzistojë, në kuptimin e bullizimit dhe dhunës në shkollë. Është normale, janë agresorët, është viktima, më pas janë spektatorët. Spektatorët mund të marin role të ndryshme. Dikush ndihmon agresorin, dikush filmon, pra e nxit.

Pjesa tjetër janë të heshtur dhe nuk reagon fare. Një ndër elementët kryesorë në shkolla është empatia. Prindërit nuk i mësojnë empatinë”, theksoi ajo.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën “3 Dëshmorët”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026