Autobusi përplaset me disa mjete, gazetari jep detajet: 3 persona te Trauma

27 Shkurt 2023 | 12:12

Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e sotme tek “Ura e Tajvanit” ku autobusi i linjës së “Unazës” është përplasur me dy automjete, të tipit “Porsh” dhe ‘Mercedez Benz’

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i njërit nga automjeteve.

Mësohet se tre shtetas të cilët ishin pasagjerë tek autobusi janë transportuar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë dhe katër automjete të tjera. Këtë të fundit ndodhen në pjesën e pasme të autobusit. Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet se makinat janë pothuajse të shkatërruara.

Pamje nga aksidenti

Sakaq po bëhet verifikimi nëse shoferët kanë qenë të alkoolizuar apo jo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026