VIDEO| Si vajza i shpëtoi mrekullisht përplasjes, autobusi shkaktar i aksidentit
Euronews Albania ka siguruar pamje të reja, nga afër, të momentit të aksidentit të autobusit të linjës së “Unazës” me disa mjete në zonën e Shallvareve.
Siç shihet në video, autobusi është shkaktar i aksidentit të shumëfishtë. Ai është përplasur fillimisht me një mjet tip “Audi”, “Audi” ka përplasur Porsche-n” dhe më pas është përfshirë edhe pjesa tjetër e makinave.
Nga pamjet duket se si një vajzë, e cila po qëndronte në stacionin e autobusit i ka shpëtuar mrekullisht përplasjes nga automjeti tip “Porsche” duke u larguar me vrap, pavarësisht se mjeti e ka prekur.
Dëshmia paraprake e shoferit të autobusit tregon se ai vuan nga zemra dhe nga diabeti. Sipas tij, në momentin e aksidentit nuk ka qenë i vetëdijshëm.
“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti,” – ka deklaruar shoferi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur