Aksidenti i autobusit me disa automjete, reagon Bashkia e Tiranës

Aksidenti në Tiranë
27 Shkurt 2023 | 15:59

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë të hënë në afërsi të “Urës së Shallvareve”, ku u aksidentua një autobus i linjës së Unazës me disa automjete.

Përmes një njoftimi, bashkia u shpreh se po bashkëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti.

Ndërkaq, pamjet filmike i janë vendosur në dispozicion Policisë Rrugore Tiranë.

“Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet e aksidentit të shumfishtë në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, autobusi me një shpejtësi tej normave të lejuara përplaset me një automjet luksoz tip Porsche, i cli futet papritur në korsinë e emergjencës.

Në aksident u përfshinë 10 automjete dhe u plagosën 9 persona, përfshirë drejtuesin e mjetit tip Porsxhe, shoferin e autobusit, si dhe drejtues të mjeteve të tjerë dhe pasagjerë në urban.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026