Situata e pandemisë në Kosovë, Ilir Tolaj: Virulenca e COVID-19 nuk ka rënë, do ketë valë të tjera
Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku infektolog Ilir Tolaj tha se rastet në Kosovë po shtohen dita ditës dhe situata është e njëjtë me atë të vendeve të rajonit .
Vetëm dita e djeshme ka regjistruar mbi 160 raste të reja me COVID-19 dhe kjo tregon një trend jashtëzakonisht në rritje të numrit të të prekurve.
Mjeku tregoi se gjendja në spitale është stabël dhe kapacitetet janë ende të mjaftueshme për pacientët që do të kenë nevojë për trajtim.
“Rastet të cilat po përfundojnë në spital janë më të pakta në krahasim me numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në krahasim me periudhën e parë,” – tha Tolaj.
Ndër të tjera mjeku infektolog sqaroi se studimet tregojnë se virulenca e virusit nuk ka rënë, madje disa nga mutacionet që kanë ndodhur kanë shtuar aftësinë e infektueshmërisë së këtij virusi dhe sipas tij kjo është arsyeja se përse është rritur numri i rasteve.
Së fundmi ai solli në vëmendje se ndërgjegjshmëria është rritur te personat që janë më të ekspozuar ndaj virusit dhe të moshuarit ndërkohë që te të rinjtë kjo gjë është thuajse e papërfillshme.
Ilir Tolaj nuk e përjashtoi mundësinë e përjetimit të valëve të tjera. Shtimi i masave kufizuese sipas tij ndihmon në uljen e numrit të rasteve por sidoqoftë njerëzit dhe neglizhenca e tyre do të vijojë.
Për aq kohë sa nuk kemi një vaksinë vijueshmëria e virusit deri në një periudhë të pacaktuar është e sigurt. Edhe në momentin që kjo vaksinë do të jetë gati, vendet në zhvillim si Shqipëria apo Kosova do të kenë vështirësi në sigurimin e sasive të duhura të saj dhe kjo për mjekun infektolog e bën të sigurt bashkëjetesën me virusin të paktën deri në vitin e ardhshëm.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij