Policia gjobit qytetarë dhe lokale për mosrespektim të masave anti-covid

3 Nëntor 2020 | 14:01

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të evidentuar rastet e shkeljes së protokolleve kundër Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë prej 3 mijë lekësh të reja 623 qytetarë. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit, e cila ka dhënë detaje mbi kontrollet e shtrira në të gjithë Shqipërinë.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 627 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse”, njofton policia.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dy lokale, të cilat vepronin në kundërshtim të rregullave të përcaktuar nga organet kompetente. Ato janë gjobitur me nga një milionë lekë të reja, për mosrespektim të masave.

“Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin për Policinë. 

Policia thotë se ka pasur disa qytetarë, që nuk kanë pranuar të tregojnë kartën e identitetet në momentin kur janë  pikasur pa maskë në rrugë apo makinë. Kështu, dhjetë qytetarë janë shoqëruar në komisarit, ndërsa më pas janë gjobitur për sjelljen e tyre, e cila bie ndesh nga parashikimet e Aktit Normativ, i cili parashikon rregullin se kushdo që  del nga shtëpia duhet me patjetër të mbajë maskë mbrojtëse.

“Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, thekson policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026