Sekuestrohet cisterna e naftës kontrabandë në Durrës, arrestohet kapiteni

28 Shkurt 2023 | 13:19

Është arrestuar këtë të martë shtetasi rus Alexey Smaznov, kapiteni i cisternës së naftës “Grace Felix”.

Burime nga agjensia detare kanë konfirmuar për gazetaren e “Euronews Albania”, Kloida Gjuzi, se është vendosur gjithashtu nën sekuestro cisterna me flamur liberian me një sasi prej 24500 ton naftë 10 ppm në bord.

Në vendimin e siguruar shkruhet se “më datë 19 shkurt 2023, nga kontrollet e ushtruara në anijen ‘Grace Felix’, si dhe nga kontrolli i dokumentacionit të anijes, ka rezultuar se nuk dihet origjina e kësaj nafte dhe dyshohet se është naftë me prejardhje ruse.”

Ekzekuzimi i urdhrit të Prokurorit u bë sot për shkak të kohës së keqe.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.

Dokumenti

Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, më datë 20 u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026