Aksidenti i shumëfishtë në Tiranë, Hasho: Pse autobusi doli në korsi të majtë?
Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë foli në lidhje me aksidentin e ditës së djeshme ku një autobus u përplas me disa makina e për pasojë u plagosën disa persona.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ka një veprim jo normal të autobusit i cili fillimisht ka kaluar nga korsia e djathtë në të majtë dhe nuk ka përdorur frenat.
Ndër të tjera ai tha se në momentin që një mjet godet një mjet tjetër shoferi e humb kontrollin.
Ka një veprim jo normal të drejtuesit të mjetit. Nuk kemi shumë për të folur sepse videot janë shumë të qarta. Autobusi ka qenë në krahun e tij të djathtë e cila është korsia e tij e lëvizjes për të shkuar deri të stacioni i autobusit, dhe çuditërisht nuk ka asnjë sinjal dritash apo frenimi. Nga korsia e djathtë makina ka dalë majtas dhe nuk ka asnjë sistem frenimi. Veprimi i drejtuesit të mjetit duhet të shikohet që nga ura e Lanës deri tek momenti që ka goditur mjetin e parë. Në momentin që me mjet goditet mjeti tjetër nuk është më kontrolli i mjeti.
Cilat janë aryset që e kanë detyruar të dalin majtas në radhë të parë dhe pastaj nuk ka vepruar fare me sistem frenimi. Ndërkohë mjetet ishin të ndaluara në semafor.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë