Gazetari bën deklaratën e fortë: Kurti s’e firmos marrëveshjen, do japë dorëheqjen
Gazetari Milaim Zeka analizoi gjatë një interviste për Euronews Albania, diskutimet në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Zeka tha se ai beson se kryeministri i Kosovës nuk do ta nënshkruajë kurrë marrëveshjen me Serbinë dhe se do të japë dorëheqjen së shpejti.
Sipas Zekës, bindjet ekstremisht të majta të Kurtit nuk e lejojnë atë të mendojë çfarë është në interesin e shtetit të Kosovës, por se çfarë do të shkruajë historia për të.
“Ne si gazetarë ëdhe si analistë kemi për detyrë t’i paraprijmë ngjarjeve. Unë parmbërmë kisha një informacion që Albin Kurti nuk do ta nëshkruante marrëveshjen e planit franko-gjerman dhe në mëngjes bëra një shkrim që nuk do të kemi kurrëfarë nënshkrimi. Prapë i qëndrojë pjesës së dytë të shkrimit tim që Albin Kurti ka shumë gjasa të japë dorëheqjen.
Sepse nuk pranon Albin Kurti një vetëvrasje politike nëse ai është marksist-leninist, i cili nuk mendon se cili është interesi i qytetarëve të Kosovës, ose i shtetit të Kosovës, por se çfarë do të shkruaj historia për të. Po të mendonte Hashim Thaçi se çfarë do të shkruante historia për të nuk do ta nënshkruante kurrë marrëveshjen e Rambujesë”, tha Zeka.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq