Haradinaj komenton marrëveshjen Kurti-Vuçiç: Më e mira e mundshme

Ramush Haradinaj
28 Shkurt 2023 | 18:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat e lirisë dhe të shtetndërtimit.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Haradinaj shprehet se propozimi franko-gjerman e ka marrë mbështetjen e AAK-së duke vlerësuar se shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen ‘de jure’ të Kosovës.

“Ky propozim e ka marrë mbështetjen time dhe të AAK-së, sepse kemi vlerësuar se shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen edhe ‘de jure’ të Kosovës. Vlerësoj se kjo ka qenë më e mira e mundshme. Kjo mbështetje është bërë ekskluzivisht për vendin dhe pa kurrfarë kalkulimi elektoral”, është shprehur Haradinaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026