Bushati: Më vjen plasja, ja pengu im i madh nga negociatat që bëra me Greqinë

Ditmir Bushati
28 Shkurt 2023 | 21:31

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se takimi që Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel në Aleksandër Vuçiçin cilësuar është hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa iu referua kohës kur ai si ministër i Jashtëm negocionte me Greqinë një sërë marrëveshjes, Bushati tregoi se mediat e pyesnin vetëm për çështjen e detit, në një kohë që kishte një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme mes dy vendeve.

Në të njëjtën mënyrë tha ai, në marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës nuk i duhet dhënë rëndësi vetëm çështjes së asociacionit të komunave serbe.

“Unë kam negociuar me palën greke një paketë të gjerë çështjesh që nga ligji i luftë deri tek deri çështja e detit. Dhe gjithmonë më vinte plasja që gazetarët më pyesnin vetëm për çështjen e detit dhe jo për çështje të tjera që kanë interes të madh mes dy vendeve si çështja çame. Në këtë kuptim nuk duhet të fokusohemi vetëm tek çështja e asociacionit në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026