VIDEO| Erdogan në qendër të kritikave, filmohet duke i shpërndarë para turmës

Erdogan
28 Shkurt 2023 | 21:45

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan është vënë në qendër të kritikave nëpër media e rrjetet sociale për shkak të një videoje ku shfaqet duke u dhënë para në dorë, banorëve të qytetit Adijaman, një prej zonave më të goditura nga lëkundjet shkatërrimtare të tërmetit të nisura më 6 shkurt.

Paratë ua jep në dorë edhe fëmijëve. Kritikët thonë se Erdogan e bëri këtë veprim për të tërhequr vëmendjen përballë akuzave se ka keqmenaxhuar situatën e emergjencës, se ekipet e shpëtimit reaguan me shumë vonesa dhe se kanë shpërdoruar paratë e taksave për mbrojtjen ndaj tërmeteve që është në fuqi prej 24 vitesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Erdogan ka premtuar rindërtim në kohë rekord të mbi 300 mijë banesave të shkatërruara nga tërmetet. Të hënën një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 goditi Malatjan duke rrëzuar të tjera ndërtesa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026