Aksident në Durrës, makina përplas 60-vjeçarin
Një aksident ka ndodhur në Durrës ku një 60-vjeçar është plagosur.
Policia bën me dije se në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
60-vjeçari ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja A. B., drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Pak më herët policia raportoi se 60-vjeçari kishte humbur jetën si pasoje e aksidentit por pak minuta më pas bëri me dije se i moshuari është gjallë por në gjendje të rëndë për jetën.
“Në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën”-njoftoi më parë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksident.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur