Gazetari: Një tërmet i fuqishëm mund të godasë Stambollin! Njerëzit do zhvendosen
Gazetari Abdylvehab Ejupi deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se qyeteti i Stambolli pritet të goditet nga një tërmet i ngjashëm me ato që goditën Turqinë juglindore.
Sipas tij, qeveria turke ka vendosur që kryefjalë e dy viteve të ardhshme të jetë mbrojtja nga tërmeti.
Ai nënvizoi se ka filluar planifikimi i ndërtimit të 2 milionë banesave jashtë Stamboillit, me qëllim zhvendosjen e popullsisë nga kryeqyteti, por dhe të kapitalit ekonomik.
“Stambolli është në rrezik jashtëzakonisht të lartë dhe pritet një tërmet me magnitudën të ngjashme. Linja veriore anadollake është shumë afër Stambollit, përmes detit Marmara dhe Stambolli është shumë i rrezikuar. Kjo bën që të gjitha prioritetet kalojnë dytësore dhe ballafaqimi me tërmetet të jetë në plan të parë dy vitet e ardhshme.
Ka filluar projekti për 150 mijë ndërtesave në 10 zona të ndikuara nga tërmeti, por edhe në Stamboll ministri i Infrastrukturës dhe Ekologjisë u shpreh se së shpejti plan konkret do të jetë ndërimi i 2 milionë banesave në Stamboll dhe jashtë saj.
Në një farë mënyre me qëllim reduktimin e numrit të popullsisë në Stamboll, identifikimin e banesave me rrezik të lartë, prishjen dhe ndërtimin e tyre, si dhe transferimin e kapitalit në zonat jashtë Stambollit. Kapital i cili përbën 50% të GDP-së së Turqisë”, tha Ejupi.
LEXO GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj