Mocioni me debat dhe 3 marsi| Meta takim në selinë e PD-së
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë këtë të mërkurë duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike.
Nesër do të mbahet mocioni me debat që do të ketë në dispozicion 24 orë në mënyrë që të gjithë deputetët të kenë mundësi të shprehen.
Ndërkohë më 3 mars kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur protestën kombëtare. Kjo protestë do të bëhet vetëm kundër kryeministrit Rama dhe për t’i kërkuar atij mbajtjen e përgjegjësive në çështjen McGonigal.
Protesta vjen në të njëjtën datë kur gjykata e Apelit pritet të japë vendimin se kujt i përket vula e PD-së.
Sa i takon detajeve të organizimit të protestës së 3 marsit, është mësuar se ajo pritet të nisë prej orës 12 të mesditës. Sa i përket vendit të protestës, ajo do të jetë në bulevardin qendror fillimisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës