Krimi i rëndë në Paskuqan, ish-dhëndri qëllon ish-gruan dhe familjarët: 2 viktima

1 Mars 2023 | 13:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Paskuqan. Burime bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes së tij.

Euronews Albania ka konfirmuar se viktima kanë mbetur: Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Elena Hysa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma, në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje mësohet se ka shkuar dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Sipas burimeve autori është shtetasi Ramazan Hutra, i cili rezulton një person i sapo dalë nga burgu.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026