Juventusi triumfon në derbi, Pogba debuton në Serie A
Juventusi ka mposhtur Torinon në derbin e luajtur mbrëmjen e së martës. Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë, ndërsa tashmë e shohin veten në vendin e 7-të, 6 pikë larg Evropës.
Përballja e zhvilluar në Allianz Stadium u zhbllokua në minutën e 2’, ku Karamoh kaloi në avantazh Torinon, ndërsa Cuadrado solli barazpeshën e përkohshme. Në vijim miqtë shënuan sërish me Sanabrian, ndërkohë Danilo shënoi për 2-2.
Në pjesën e dytë erdhën dhe dy gola të tjerë për bardhezinjtë me autor Bremer dhe Rabiot. Në këtë ndeshje debutoi dhe mesfushori francez, Paul Pogba i cili u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit. 29-vjeçari u bë pjesë e sfidës në minutën e 68’, ndërkohë zhvilloi një lojë të mirë.
Juventusi ka arritur deri më tani të grumbullojë 35 pikë në Serie A, kujtojmë se bardheblutë u dënuan me heqjen e 15 pikëve, gjë që do t’i klasifikonte ata në vendin e dytë në tabelë. Objektivi i skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit është renditja në vendet që të dërgojnë në Evropë, si dhe triumfi në Europa League.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus