Avokatja për Dan Hutrën: Duhej të dënohej minimalisht me 25 vite burg

Dan Hutra
1 Mars 2023 | 17:30

Avokatja Enida Bozheku thotë se Dan Hutra duhej të ishte dënuar minimalisht me 25 vite burg, për veprat penale që ai ka kryer më parë ndaj tre grave, si përdhunim, dhunë fizike dhe vrasje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bozheku u shpreh se mos dënimi i tij ashtu siç duhej, shkaktoi edhe masakrën në Paskuqan, ku Hutra vrau dy gra dhe plagosi tre të tjera.

“Ajo që të lë të shokuar, është tek lexon që ky njeri në vitin 2007 ka vrarë dhe dënimi i tij nga ana e drejtësisë është konsideruar si diçka e bazuar në disa deklarata, ku ai thotë se ka qenë i pavetëdijshëm. Ky individ, në këtë eskalim të dhunës së asaj kohe, ka pasur përdhunimin, që në kodin tonë është deri në 15 vite burgim.

Por përtej kësaj ka qenë dhunë fizike për të shkuar te vrasja e bashkëshortes. Në atë kohë, duke pasur 3 viktima të të njëjtit seks, tre gra, pothuajse në periudha të afërta, gjykata ka menduar që t’i japë një dënim nuk e di sesi, i cili minimalisht duhet të ishte 25 vjet”, theksoi ai.

Masakra në Paskuqan

Dan Hutra, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka kryer krimin e dyfishtë në Paskuqan mesditën e kësaj të mërkurë. Ai ka vrarë ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Hutra rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases , Dafina Havalja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026