A do zhvendoset protesta e 3 marsit te Gjykata e Apelit? Flet Rudina Hajdari
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari deklaroi se vetë do të jetë në Gjykatën e Apelit më 3 mars, kur dhe do të jepet vendimi për vulën e kësaj force politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hajdari u shpreh se nuk e di nëse do ketë protestues para gjykatës, por ajo do të shkojë si qytetare e thjeshtë për të ndjekur procesin.
“Unë si Rudinë, marr përsipër vendimet e mia si qytetare, sepse mendoj që është e rëndësishme për të qenë te gjykata, për t’ia kujtuar se kush ishte Partia Demokratike e 32 viteve. Ashtu edhe si e bija e Azem Hajdarit, nuk mundet që sot, vendimi i gjykatës, pra kryetari i Partisë Demokratike të vendoset nga një vendim gjykate.
Presion? Unë nuk kam asnjë lloj pushteti mbi gjykatën. Gjykata ka autoritetin e vet dhe do marrë vendimin e saj. Por ama, si qytetare e thjeshtë, unë kam të drejtë ta informoj gjykatën për mendimet e mia, për të ngritur zërin tim”, theksoi ajo.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme