VIDEO | Momenti kur vrasësi serial shoqërohet në polici
Euronews Albania ka mundur të sigurojë videon ku autori i vrasjes së trefishtë sot në Tiranë, Ramazan (Dan) Hutra, është shoqëruar në polici.
Në video shihet se Hutra është i shoqëruar nga disa efektivë teksa hyn në ambientet e brendshme të policisë.
Pak më parë, Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për mediat, në lidhje me vrasjet e tre grave në Tiranë, me autor 41-vjeçarin Hutra.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj shpjegoi dinamikën e ngjarjeve të rënda, ku Hutra ka shkuar fillimisht në Astir dhe dhe ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece.
Më pas, Hutra shkoi me një makinë që e kishte marrë me qera, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.
Ai plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet