Partia hungareze në pushtet mbështet hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO 

2 Mars 2023 | 08:40

Partia qeverisëse Fidesz e kryeministrit hungarez Viktor Orban do të mbështesë ratifikimin e hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Lajmi u bë me dije dje nga grupi parlamentar i kësaj partie, i cili kontrollon pak më shumë se dy të tretat e vendeve në parlamentin hungarez.

Deputetët hungarezë nisën procesin e ratifikimit për hyrjen e vendeve skandinave në NATO pas disa muajsh vonesë, raportoi Reuters.

Një vendim i tillë erdhi pasi presidenti hungarez Katalin Novak dhe një zyrtar i qeverisë u bënë thirrje deputetëve që të mbështesin propozimet për anëtarësimin e dy vendeve në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet vende anëtare të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në Aleancë. Dy vendet skandinave aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas sulmit rus ndaj Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026