Boçi: Rama të japë dorëheqjen, ktheu kryeministrinë në mejhane korruptive
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi mbajti fjalën e tij në seancën maratonë të Kuvendit këtë të enjte.
Sipas tij kryeministri Rama deri më tani duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
“Ky kryeministër e shndërroi kryeministrinë në një mejhane korruptive ku ndante pasuritë e shqiptarëve për benefitet e tij personale dhe politike dhe në rastin konkret të skandalit, për çfarë i bënte? Për një gjë të pamenduar, për të goditur dhe eleminuar opozitën dhe sistemin politik në Shqipëri. Megjithatë ky i sotmi nuk është një gjyq politik, ky është fillimi i një fundi politik dramatik të një kryeministri i cili nën avujt e çmendurisë projektoi dhe veproi për eliminimin e sistemit politik në Shqipëri,” – u shpreh Boçi.
Seanca maratonë e kësaj të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.
Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion ndërsa PD-ja do të ketë 350 minuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet