Rama shpjegon aktakuzën: S’ka asnjë të akuzuar tjetër vec McGonigal
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në seancën maratonë të kësaj të enjteje në Kuvend.
Ai e cilësoi opozitën një “shpërthim të kanalit të ujërave të zeza” që kërkon të përdorë politikisht çështjen McGonigal.
“Një përpjekje e dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një process gjyqësor në Shtetet e Bashkuara i cili s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht,” – u shpreh Rama.
Ndërsa rikujtoi se McGonigal akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me një oligark rus dhe se prokurorët kanë konstatuar sipas tyre edhe shkelje në vizitat e tij në Shqipëri, Rama interpretoi më në detaje aktakuzën.
Aktakuza shënon gjithashtu se ai nuk i ka deklaruar udhëtimet apo takimet në rajon dhe gjithashtu nënvizon se ka marrë para borxh nga një shtetas shqiptaro-amerikan, i ashtuquajtur personi A. Në rreshtat e aktakuzës përmendet dhe hetimi amerikan i parave ruse të Partisë Demokratike ku shënohet dhe që personi A ka marrë nga zyra ime një material lidhur me këtë çështje.
Aktakuza flet dhe për një person B i cili ka qenë këshilltar i jashtëm i imi disa vite më parë dhe i njohur i të akuzuarit. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përvec ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal,” – deklaroi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)