“Bashkëpunoi me McGonigal”- Alibeaj i drejton 30 pyetje kryeministrit Rama
Enkeled Alibej ka akuzuar në seancën e kësaj të enjteje parlamentare kryeministrin Rama se ka përdorur njohjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal në mënyrë që të godiste Partinë Demokratike.
Alibeaj akuzoi gjithashtu Agron Nezën dhe Dorian Duçkën si të përfshirë në këtë çështje për përfitime personale.
Më tej Alibeaj ka thënë se kryeministri duhet t’u përgjigjet shumë pyetjeve për këtë çështje duke i listuar ato.
“Faktet dhe provat e mësipërme dëshmojnë qartë se personat e përfshirë kishin 3 qëllime. Kryeministri Edi Rama kishte qëllim fillimin e një çështje penale për lobistin amerikan të angazhuar nga Partia Demokratike e cila më pas do të shërbente për fillimin e një hetimi penal nga autoritetet shqiptare, për Agron Nezën dhe Dorian Duçkën qëllimi ishte i thjeshtë përfitimi i licencave koncesionare në sektorin e naftës, për agjentin McGonigal përfitimi i më së paku 225 mijë dollarë dhe të tjera fitime nga bizneset në Shqipëri dhe të gjitha këto janë realizuar nëpërmjet mjeteve të paligjshme. Në këtë seancë janë një seri pyetjesh të cilave kryeministri duhet t’u japë përgjigje”, tha Alibeaj para se ai të listonte plot 30 pyetje për Kryeministrin.
Pyetjet e Alibeaj drejtuar kryeministrit:
1- Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi?
2- Kush ka qene i pranishëm ne takimin e 17 shtatorit 2017, përveç teje, Dorian Duçkes dhe McGonigal?
3- Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i larte i FBI, në atë takim?
4- Përse është diskutuar çështja e dhënies se licencave të fushave të shfrytëzimit të naftës në Shqipëri mes jush?
5- A keni qenë në dijeni se personi Agron Nezaj dhe Dorian Duçka kishin interesa financiare në fushën e shfrytëzimit të naftës ?
6- A keni marrë masa juve që licenca e shfrytëzimit të naftës të mos u jepej personit A dhe B, ne shkelje të ligjit?
7- Çfarë masash keni marre pasi gjykata vendosi se leja e shfrytëzimit të tre parcelave naftëmbajtëse, qe iu dha një shoqërie, ishte me shkelje ligjore?
8- A keni bërë ju deklarim me ILDKPK për situate konflikti interesi rreth kësaj çështjeje? Po ndonjë nga ministrat tuaj të kohës qe drejtonte këtë sektor?
9- Sa herë keni kontaktuar në telefon, me sms, me e-mail apo mjete të tjera komunikimi apo takime fizike me mikun tuaj McGonigal prej shtatorit 2017?
10- Kush ka qenë i pranishëm në takimin qe ke patur me të në 20 Nëntor 2017? Çfarë keni diskutuar mes jush?
11- Takimi ka qenë i natyrës private apo zyrtare? A i keni dhënë ju informacion McGonigal rreth lobimit në USA të një partie tjetër, të ndryshme nga partia juaj?
12- Cili zyrtar nga zyra juaj (zyra e kryeministrit) i ka dhënë informacione Dorian Duçkës lidhur me lobimin?
13- Si e shpjegoni ju që 4 ditë më pas, në datë 24 nëntor, McGonigal ka marrë nga këshilltari juaj Dorian Duçka informacion për të stisur procedimin penal ndaj lobistit të partisë tjetër kundërshtare tuajën?
14- Në dhjetor 2017 keni darkuar me Mcgonigal dhe personin A në Neë York. A është diskutuar mes jush dhënia e informacioneve tek Agron Nezaj (përveç çfarë i ishte dhëne Dorian Duçkes) lidhur me lobimin e PD?
15- Si e shpjegoni ju që këtë radhë Agron Neza kishte gjetur informacione mbi lobistin e partisë tjetër kundërshtarë me ju dhe ia ka kaluar McGonigal ne datë 4 janar?
16- Keni kërkuar ju në këtë takim, që McGonigal të ndërhynte për të stisur një çeshtje penale ne USA?
17- Si e shpjegoni që Agron Neza është furnizuar me informacion përsëri, këtë radhë në datë 22 janar lidhur me lobistin e partisë tjetër, ne funksion te stisjes së çeshtjes penale kundër tij?
18- Cili nga zyrtarët e zyrës së Kryeministrit te Shqipërisë ia ka dhënë këtë informacion Agron Nezajt?
19- McGonigal ka qenë në Shqipëri në shkurt 2018? A e keni takuar? Nëse jo, a ju ka informuar këshilltari juaj për takimin që ai ka patur me të në Tiranë?
20- Ju ka informuar këshilltari juaj se ai po mbështestë hetimin dhe pyetjen e dëshmitarëve në funksion te hetimit të stisur ndaj lobistit të partisë tjetër?
21- Në mars 2018 keni darkuar së bashku me McGonigal dhe Agron Nezaj në Neë York. A është diskutuar fakti se Agron Nezaj kishte marrë informacion nga zyra juaj dhe ia kishte përcjellë McGonigal? Po për faktin se Agron Nezaj po mbështeste hetimin e stisur duke u paraqitur si dëshmitar vetë në këtë hetim?
22- Cili ishte ish agjenti tjetër i cili ishte duke darkuar me ju?
23- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë nga Agron Nezaj
24- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike?
25- A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar?
26- Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një çështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që çështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?
27- Çfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Duçka?
28- Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një e-mail qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat?
29- Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal?
30- Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta