Rama për revolucionin: Kali në protestë, e vetmja qenie që meriton respekt

2 Mars 2023 | 12:08

Para se të largohej përfundimisht nga seanca maratonë e Kuvendit, kryeministri Rama nuk e kurseu dhe një ironi të fundit.

Ai kujtoi kalin, flokët e të cilit ishin lyer në ngjyrë blu, që ishte në protestën e opozitës bashkë me pronarin e tij nga Kurbini.

“Këtu tani rrugët ndahen. Më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia si kryeministër i Shqipërisë, ju në rrugës tuaj të revolucioneve, rrëzimeve, tërheqjes zvarrë, marshimeve, baltosjes sime dhe të kujtdo rreth meje, madje më keq akoma, edhe të Shqipërisë, narko-shtet, fole e mafies më të rrezikshme ndërplanetare, regjim komunist, fashist, gënjeshtra me bisht, lidhur bisht pas bishti deri tek bishti i kaltër i kalit të lirisë. Ai kalë është e vetmja qenie që meriton respektin tim në gërshetin e bishtave të revolucionit tuaj të radhës,” – u shpreh Rama.

Seanca maratonë e kësaj të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.

Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion ndërsa PD-ja do të ketë 350 minuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026