Deklarata e fortë e Ulsi Manjës: Dan Hutra ka qenë komisioner i PD në burg!
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi në fjalën e tij në Kuvend se Dan Hutra ka qenë komisioner i Partisë Demokratike në kohën kur vuante dënimin në burg.
“Do të kishte qenë rezultativ një debat për dhunën me bazë gjinore dhe për dhunën në familje. Unë bashkohem me dhimbjen për viktimat e djeshme të atij krimi makabër, por ju dhe ato i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme.
Madje, Saliu këtu edhe autorin e atij krimit të katërfishtë, pa pik turpi e quajti patronazhist kur të gjithë e dinë se për 16 vite në burgjet shqiptare ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto, por ju s’keni nga t’i dini,” – u shpreh Manja.
Ramazan (Dan) Hutra është autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave, të mërkurën në kryeqytet.
Seanca maratonë e Kuvendit këtë të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocion me debat lidhur me çështjen McGonigal.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta