Damian Gjiknuri zbulon sondazhet: Sa bashki fiton PS

Damian Gjiknuri
2 Mars 2023 | 22:23

Deputeti i Partisë Socialiste Damian, Gjiknuri tha se dështimi i opozitës në zgjedhjet e 14 majit do të sjellë shuarjen e fushatës së shpifjeve sipas tij, për çështjen McGonial.

Gjiknuri u shpreh se PS do të marrë 50-55 bashki në 14 maj, ndërsa opozita do të humbë më shumë elektorat.

“Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit do të jetë i tillë që do ta zhgënjejë gjithë atë revolucionin e sapo entuziazmuar, qoftë edhe me këto benzinrat që i hedhin përmes çështjes McGonigal. Do ta shikojnë që nuk do të gjejnë ndonjë efekt në elektoratin shqiptar, përkundrazi do rrallohet edhe më shumë mbështetja për opozitën. Unë jua jap edhe sot që PS nuk do t’i diskutojë 50-55 bashki në këtë situatë që është sot, sipas sondazheve. Do të thotë që edhe gjithë kjo fushatë shpifjesh do përfundojë si shumë të tjera që opozita i ngre dhe i braktis rrugës”, tha Gjiknuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026